Me 4 kartonë të verdhë, kryeqytetasve të Partizanit u mungon mbrojtësi
Ndeshja e radhës për Partizanin është ajo ndaj Teutës. Të kuqtë nuk do të kenë të gatshëm për këtë ndeshje mbrojtësin Altin Bytyçi. Ky i fundit ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë pasi u ndëshkua në ndeshjen e fundit ndaj Vorës dhe nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit Oltijon Kërnaja.

25-vjeçari është një titullar fiks i formacionit të “Demave të Kuq”, dhe në këtë sezon është aktivizuar në 17 ndeshje të kryeqytetasve. Kështu, tekniku Kërnaja do të detyrohet të gjejë një tjetër zgjidhje për çështjen e qendrës së mbrojtësit, ndërsa reparti defensiv te të kuqtë është në qendër të vëmendjes për shkak të golave të pësuar në ndeshjet e fundit dhe të tre humbjeve radhazi.
Ndërkohë, veç Bytyçit në këtë javë të Superiores për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë, do të mungojnë edhe Kamara te Bylisi, Fazlagic te Vora, Kantakias te Flamurtari si dhe Arifi e Boçi te Teuta.
PANORAMASPORT.AL













