Mbrojtësi i Valbonës sfidon skuadrën e vendlindjes,Lamçe: I mundim sërish lushnjarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2025 | 20:10

Mbrojtësi i Valbonës sfidon skuadrën e vendlindjes,Lamçe: I mundim sërish lushnjarët

Valbona do të presë Lushnjën të shtunën, ku synohet fitorja si rruga  e vetme për mbijetesën. Skuadra po përgatitur fort për të qenë e karikuar kundër lushnjarëve. Një nga lojtarët e Valbonës, që me origjinë është nga Lushnja, kërkon që të sfidojë skuadrën e vendlindjes dhe të kërkojë maksimumin në këtë takim.

lamce valbona

Frenki Lamçe, mbrojtësi 29-vjeçar shprehet optimist gjatë prononcimit për “Panorama Sport”, Sipas tij, Valbona do të fitojë kundër Lushnjës. “Mbijetesa e Valbonës nis nga bërja e detyrave të shtëpisë. Ndaj, me patjetër duhet fitorja kundër Lushnjës për të qenë në garë për mbijetesën. Skuadra është e mobilizuar për të arritur një gjë të tillë. Kjo është sfida jonë e parë me Lushnjën në Tropojë dhe skuadra është e karikuar që të bëjë më të mirën dhe të marrë një rezultat pozitiv.

Lushnjarët janë të fortë dhe sigurisht do të kërkojnë maksimumin, por ne do t’i kundërvihemi me sulme e kundërsulme për ta mposhtur, ashtu vepruam edhe në Lushnjë në fazën e parë”, u shpreh mbrojtësi Lamçe.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL