Mbi 3,6 milionë euro fitime! Ja shifrat që siguruan secila nga skuadrat e Superiores në kompeticionet europiane në këtë sezon
Klubet e Superiores kanë siguruar mbi 3,6 milionë euro fitime në këtë sezon për pjesëmarrjen e tyre në kompeticionet e UEFA-s. Një shifër e konsiderueshme, që do të ndihmojë disa prej këtyre ekipeve që të rindërtojnë përbërjen e tyre dhe të riprovojnë në vitin tjetër që të arrijnë në fazën në grupe, ku fitimet do të shumëfishoheshin.

Skuadra që ka përfituar më shumë është Egnatia, me mbi 1,3 milionë euro fitime për pjesëmarrjen e saj deri në turin e tretë të Ligës së Konferencës, plus bonusin që i jepet çdo skuadre kampione që nuk arrin fazën në grupe.
Më pas e ka radhën Dinamo që i afrohet kësaj shifre, me 1 milion e 275 mijë euro të siguruara nga pjesëmarrja e saj që nisi në turin e dytë, për të mbërritur deri në play-off të Ligës së Konferencës.
Vllaznia ka përfituar 700 mijë euro për pjesëmarrjen në dy turet e para të këtij turneu, ndërsa Partizani ka përfituar 325 mijë euro për praninë në turin e parë.
Në total, skuadrat e kampionatit shqiptar kanë përfituar 3 milion e 635 mijë euro nga ky edicion në Europë.
TË ARDHURAT
Egnatia – 1335000 euro
Dinamo – 1275000 euro
Vllaznia – 700000 euro
Partizani – 325000 euro
PANORAMASPORT.AL













