Martini nuk del para kamerave, flet zëvendësi i tij te Vllaznia: Kundërshtari ynë më i fortë është vetja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2025 | 14:49

Martini nuk del para kamerave, flet zëvendësi i tij te Vllaznia: Kundërshtari ynë më i fortë është vetja

Edi Martini nuk u shfaq në konferencës e zakonshme për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Dinamon. Kështu para kamera doli Ergi Borshi, që është zevendësi i tij te kuqeblutë.

Screenshot 2025-08-30 144908

Borshi do të jetë në krye të pankinës ndaj Dinamos, pasi Martini është pezulluar nga Disiplina.

“Çdo ndeshje është e vështirë, ka rëndësinë e vet. Këtë kampion mendohet që çdo ekip është i fortë. Ne do shkojmë gjithmonë të bëjmë punën tonë. Ndeshja e radhës, të shohim, jo vetëm kundër Dinamos po ndaj çdo kundërshtari. Vlerësojmë çdo ekip, por vlerësojmë veten në radhë të parë.

Përgjegjësi më e madhe, është edhe aty në rolin e zëvendës trajnerit. Do mundohem të bëj maksimumin, siç jam munduar edhe këtë kohë që kam qenë në rolin e zëvendësit.

Sivjet mendimi im është që grupi, harmonia, familjarizimi i lojtarëve është pika jonë e fortë. Kundërshtari jonë më i fortë që kemi sivjet është vetvetja, euforia, vetkënaqësia. Këto janë kundërshtarët më të fortë për ne.

Dinamo? Nuk jemi as në disavantazh, as në avantazh. Shkojmë të dy ekipet si të barabarta. Ne shohim punën tonë, veten tonë. Shohim ndeshjen e radhës në çdo javë të kampionatit.

Skuadra është e plotë. Kemi pasur pak shqetësime me virozat, port ë shohim deri në fund.

Si me Egnatian? Për maksimumin, gjithmonë për maksimumin në fushë.

Po vijnë në formën e tyre të duhur, gjithashtu edhe portieri Pohls. Gjithsecili lojtar që është bashkuar me vonesë është stërvitur në mënyrë maksimale. I përgëzoj dhe falenderoj, kanë dalë dhe kanë bërë stërvitje individuale me kap formën. Kjo është tregues që kanë dëshirë t’i bashkohen grupit sa më shpejt. Në momentin që grupi të jetë 100%, gjithsecili e ka mundësinë të shfaqë veten dhe të marrë atë që i takon.

Jukaj? Drejtori dhe presidenti po merren me këtë punë. Ka pasur diçka, po më tepër nuk di çfarë të them”, u shpreh Ergi Borshi.

PANORAMASPORT.AL