Markez synon “tripletën” në Indianapolis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 18:08

Markez synon “tripletën” në Indianapolis

markezPiloti i Hondës, Mark Markez, ndihet i karikuar pas pushimeve të verës dhe me petkun e kampionit të botës në fuqi në MotoGP synon këtë fundjavë fitoren e tretë radhazi në Indianapolis. Markez iu bashkua shokut të skuadrës në testet e Mizanos menjëherë pas garës gjermane në Sahsenring.

“Pushimet e verës kanë qenë fantastike për t’u rikuperuar dhe për të karikuar bateritë për gjysmën e dytë të sezonit. Pas testit në Mizano shkova në Ibiza me disa miq për një javë pushime. Ishin shumë të nevojshme. Pista e Indianapolis më pëlqen. Mezi pres të garoj në Amerikë. Vlerësoj shumë entuziazmin e tifozërisë vendëse”, tha Markez.