Lushnja e re nis me stadiumin, ja çfarë ndryshon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:31

Lushnja e re nis me stadiumin, ja çfarë ndryshon

lushnjaNë çdo pragsezoni futbollistik në stadiumin “Roza Haxhiu” kryhen punime në ambientet e brendshme dhe të jashtme të këtij impianti. Me hyrjen e muajit gusht kanë nisur ndërhyrjet e para që po kryhen nga ndërmarrja e pasurisë publike e Bashkisë Lushnjë në bashkëpunim me punonjësit e stadiumit.

Drejtori i shoqërisë aksionere të klubit lushnjar, Vladimir Hajdari, në një prononcim për “Panorama Sport” ka pohuar:

“Ndërhyrja më e rëndësishme në këtë pragsezon është në impiantin e vaditjes, ku është bërë një rikonstruksion i plotë i tij, dhe kishte që nga viti 2003 pa u bërë. Puna do të vazhdojë me lyerjen e ambienteve të brendshme, portave hyrëse, gardhit rrethues, meremetimi dhe pastrimi i shkallëve të stadiumit, izolimi i tarracës në tribunën qendrore etj. Edhe pse ka qenë një verë e nxehtë, terreni i stadiumit ku do të zhvillohet aktiviteti është në një gjendje perfekte falë mirëmbajtjes së punonjësve”, është shprehur drejtori Hajdari. Ndërkohë, Lushnja ende nuk është grumbulluar për edicionin e ri futbollistik. Me të gjitha gjasat verdhejeshilët do të luajnë në Kategorinë e Parë, edhe pse FSHF-ja nuk është shprehur ende për kriteret e licencimit.

Përgatiti: Alban Alushi