Lojtari i Milanit, Pulisiç: Botërori si motivim, krenar që përfaqësoj SHBA-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2026 | 15:52

Lojtari i Milanit, Pulisiç: Botërori si motivim, krenar që përfaqësoj SHBA-të

Në prag të Kupës së Botës, që do të nisë më 11 qershor dhe do të zhvillohet në Meksikp, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, Kristian Pulisiç ka bërë një analizë të situatës në prag të turneut më të shumëpritur.

pulisic

Kapiteni i përfaqësueses amerikane dhe sulmuesi i Milanit dha një intervistë për “Reuters”, ku preku temat kryesore që lidhen me Botërorin, ambiciet e SHBA-së, emocionin e të luajturit në shtëpi dhe pritshmëritë për kompeticionin.

Për nivelin e kombëtares amerikane: “Duke parë lojtarët që luajnë në nivelet më të larta dhe po bëjnë shumë mirë në klubet e tyre, mendoj se kemi një skuadër vërtet shumë të fortë dhe gjithashtu një thellësi të mirë. Ka disa lojtarë që mund të mbulojnë çdo rol. Është një ekip shumë i fortë”.

Për Botërorin në vendin e tij: “Botërori në vetvete është një motivim i madh, por ta luash në Shtetet e Bashkuara, me familjen dhe miqtë e mi pranë, është maksimumi që mund të kërkosh. E di që atmosfera në stadiume do të jetë fantastike. Duam ta shfrytëzojmë këtë SFIDA sa më shumë, ta marrim atë energji dhe ta përdorim për të bërë krenar popullin amerikan”.

Për ndjenjën e përkatësisë: “Të përfaqësosh SHBA-të dhe të veshësh atë stemë nuk është diçka që e marr lehtë. E bëj këtë që nga mosha 17- vjeçare. Jam shumë krenar që jam amerikan dhe mirënjohës për gjithçka që ky vend më ka dhënë. Dua vetëm të jap mbrapsht dhe, shpresoj, të bëj disa njerëz krenarë”.

Për vëmendjen dhe presionin mediatik: “Do të thosha që e injoroj plotësisht. Nuk është diçka që i kushtoj shumë vëmendje. Përqendrohem te ajo që mund të bëj unë, si mund ta ndihmoj ekipin dhe si të kontribuoj në fitore. Shpresoj që puna ime e përditshme dhe përkushtimi të tregojnë gjithçka dhe të shërbejnë si shembull. Jam i fokusuar te detyra ime. Nëse arrij të frymëzoj disa njerëz gjatë rrugës, është fantastike. Kjo më motivon, por nuk ndiej presion për ta bërë patjetër”.

PANORAMASPORT.AL