Loja e Vllaznisë la për të dëshiruar, por kuqeblutë “kyçin” portën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2025 | 16:08

Loja e Vllaznisë la për të dëshiruar, por kuqeblutë “kyçin” portën

Vllaznia nuk shkoi më larg se një barazim në shifrat 0-0 në duelin e javës së 29-të kundër Tiranës. Një 90- minutësh, që në përgjithësi tregoi një lojë të dobët të kuqebluve, që thuajse asnjëherë nuk u imponuan ndaj bardhebluve.

Screenshot 2025-03-13 140652

Me këta të fundit që ishin më kërkues, por pa arritur që të thyenin shkodranët, që gjithsesi nuk humbasin sërish dhe zgjasin serinë e rezultateve pozitive. Por ajo që ra në sy ishte fakti që Vllaznia mbajti sërish portën e paprekur.

Duke treguar një rritje në repartin e mbrojtjes. Kështu, pas ndeshjes me Partizanin të fituar në shifrat 2-0, 9 herë kampionët e vendit mbajtën sërish 0 në portën e mbrojtur nga Jukaj. Kjo është hera e dytë këtë edicion, ku ekipi i Brdariç mban portën e paprekur në dy ndeshje radhazi.

Më parë kjo kishte ndodhur në kampionat në ndeshjet e javës së 24-ët dhe 25-të, ku Vllaznia fitonte 3-0 ndaj Bylis dhe barazonte 0-0 ndaj Dinamos. Mos pësimi i golave tregon se kuqeblutë po i kushtojnë një vëmendje më të madhe repartit të mbrojtjes, që këtë sezon ka qenë një pikë e dobët. Me shkodranët që kanë pësuar 32 gola në 29 javë deri tani.

PANORAMASPORT.AL