LIVE SPANJË-BELGJIKË/ Shpërthen festa, shënon risia e madhe që solli polemika në Botëror (VIDEO)
Sot po luhet çerekfinalja e dytë e Botërorit. Takimi mes Spanjës dhe Belgjikës nisi në orën 21:00.

Surpriza e madhe dhe ndryshimi i vetëm te Spanja në formacion është Pedri. Ylli i Barcelonës është lënë në stol, ndërsa vendin e tij e merr Fabian Ruiz. Pjesa tjetër mbetet e pandryshuar nga sfida me Portugalinë.
Mungesa e madhe te Belgjika është Amadu Onana. Mesfushori pësoi dëmtim të rëndë në sfidën e kaluar me SHBA-në. Rikthehet De Bryjn nga minuta e parë.
Fituesi i këtij takimi do të përballet me Francën në gjysmëfinale. Këto të fundit eliminuan Marokun.
REZULTATI LIVE
SPANJË 1-0 BELGJIKË
30′ Ruiz
NGJARJET KRYESORE
35′ Jamal provon direkt nga goditja e dënimit. Topi ndalet nga portieri. (VIDEO)
30′ GOOOL! Spanjë 1-0 Belgjikë/ Iberikë gjejnë avantazhin me Fabian Ruiz, pikërisht risia e këtij takimi. (VIDEO)
21′ Jamal tenton të shënojë supergol. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
15′ Goditja e De Ketelar po ashtu nuk shkon drejt portës, pasi ndalet fillimisht nga prapavija e Spanjës.
13′ Baena provon, por topi ndalet në dorën e kundërshtarit. Ka pretendime për penallti. (VIDEO)
10′ Spanja shfaqet rrezikshëm. Ndalet goditja e Rodrit nga brenda zonës. (VIDEO)
1′ Nis çerekfinalja e Botërorit.
FORMACIONET ZYRTARE
SPANJË – BELGJIKË

PANORAMASPORT.AL













