LIVE SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Seferi shpërdoron, Sherri shpëton dy herë kuqezinjtë (VIDEO)
Shqipëria luan ndaj Luksemburgut ndeshjen e dytë miqësore në periudhën e qershorit, pak ditë pas humbjes 1-0 ndaj Izraelit në “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të duan të lënë pas zhgënjimin e pak ditëve më parë dhe t’i sigurojnë trajnerit Maran të paktën një fitore në javën e tij të parë në drejtim.
Vetë tekniku italian ka bërë tre ndryshime në krahasim me 3 ditë më parë në formacion. Ajeti, Mehmeti dhe Broja nuk janë në rreshtim, të zëvendësuar përkatësisht nga Pllana, Bajrami dhe Uzuni. Për Mehmetin duhet theksuar se mungon për shkak të një viroze, ndërsa Uzuni është rikuperuar nga një e tillë që e pengoi të ishte pjesë e ndeshjes së parë.
LIVE SHQIPËRI-LUKSEMBURG 0-1
8′ Sinani
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Sinani tenton me goditje dënimi, sfera shkon shumë lart mbi traversë.
90’+3’ Pajaziti ndëshkohet me të verdhë për një faull pranë zonës.
90’+1’ Pas një pasimi nga e djathta, Seferi gjuan por nuk gjen portën e Luksemburgut. (VIDEO)
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
88’ Pajaziti provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, Pereira pret në pozicion.
87’ Bohnert ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Seferit.
81’ Broja tenton portën pas një goditje këndi, portieri i miqve grushton. (VIDEO)
78’ Broja del mirë në të djathtën, pason në qendër por nuk gjen askënd.
78’ Uzuni i lë vendin Dakut në radhët e kuqezinjve.
76’ Seferi jep një pasim thuajse perfekt për Shpendin, i cili kalon portierin por nuk ia del të kthejë sferën drejt portës.
73’ V. Til provon nga e djathta të gjejë trekëndëshin e largët, Sherri i vëmendshëm devijon në këndore. (VIDEO)
72’ Pas një harkimi nga e djathta, këtë herë Seferi me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)
71’ Pas një goditje nga këndi, Seferi gjuan me kokë por sfera shkon në duart e portierit të miqve. (VIDEO)
68’ Pajaziti nga e majta pason në qendër të zonës, por askush nuk ia del të devijojë
63’ Asllani dhe Hoxha lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Pajazitit dhe Brojës.
62’ Sinani provon portën me një gjuajtje në kufijtë e zonës, Sherri është përsëri shpëtimtar. (VIDEO)
57’ Asllani sheh portierin të dalë nga porta dhe tenton golin nga gjysmëfusha, por duke mos gjetur katërkëndorin. (VIDEO)
52’ Miqtë rrezikojnë me një goditje dënimi, por Karlson për fat nuk gjen portën e Sherrit. (VIDEO)
51’ Ajeti nis një top interesant për Uzunin i cili mundohet ta kthejë drejt portës me një gjuajtje të rrezikshme, por sfera shkon jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
46’ Ramadani, Pllana, Laçi dhe Bajrami lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Shehut, Ajetit, Shpendit dhe Seferit në radhët e kuqezinjve. Edhe Luksemburgu bën katër ndryshime në startin e pjesës së dytë.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Luksemburgut.
45′ Jepen 2 minuta shtesë.
41’ Pas një goditje nga këndi është Gjimshiti ai i cili devijon por pa forcën e duhur për të shqetësuar portierin kundërshtar. (VIDEO)
38’ Aksione radhazi në krahun e djathtë të kuqezinjve që mundohen të krosojnë në qendër, por askush aty nuk ia del të përfitojë.
34’-35’ Momente nervozizmi në zonë pas rrëzimit të Koraç pas një kontakti me Asllanin, në fund janë Laçi dhe vetë lojtari i Luksemburgut që ndëshkohen me të verdhë. (VIDEO) (VIDEO)
33’ Sinani tenton portën pa gjetur katërkëndorin e Sherrit.
32’ Asllani ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.
27’ Prej disa minutash kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin, por pa gjetur hapësirën që të gjuajnë në portë.
19’ Asllani lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, portieri i miqve kontrollon. (VIDEO)
17’ Top interesant në thellësi për Laçin, mbrojtja e Luksemburgut devijon në këndore.
11’ Darderi hyn përsëri në zonë nga e majta, gjuajtja e tij në qendër ndalet nga Sherri.
8’ Goditen kuqezinjtë! Dardari kalon me lehtësi Pllanën dhe më pas pason në qendër për Sinanin i cili tund rrjetën. (VIDEO)
7’ Bajrami nga e djathta pason në shtyllën e parë ku Laçi nuk kthen dot sferën drejt rrjetës. (VIDEO)
5’ Duarte ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Ramadanit.
4’ Laçi jep iluzionin e golit me një gjuajtje në kufijtë e zonës që shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
1’ Miqtë gjejnë hapësirë menjëherë në të majtën dhe krosojnë në zonë, Mitaj largon rrezikun.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Sherri, Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Trajner: Rolando Maran
LUKSEMBURGU: Pereira, Karlson, Koraç, Jans, Pinto, Martins, Moreira, Dardari, V. Til, Duarte, Sinani
Trajner: Xhef Shtraser

PANORAMASPORT.AL













