LIVE FRANCË-SUEDI/ Mbape gjen rrugën e rrjetës, por goli nuk vlen (VIDEO)
Franca është duke u përballur prej orës 23:00 me Suedinë, skuadrën që e mbylli Grupin F në vendin e tretë, në stadiumin “MetLife” të Nju Jorkut, me synimin për të ruajtur ecurinë perfekte në këtë Kupë Bote.

“Gjelat” vijnë si favoritë, ndërsa Suedia kërkon të vazhdojë surprizat dhe të shkruajë historinë e saj. Në 23 përballje të mëparshme mes dy kombëtareve, Franca kryeson me 12 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.
Megjithatë, në dy përballjet e vetme në turne madhorë, Suedia mbetet e pamposhtur, pasi ndeshja e vitit 1992 përfundoi 1-1, ndërsa suedezët fituan 2-0 në Euro 2012. Kjo e bën sfidën e radhës një duel mjaft interesant dhe të hapur.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Deshamp i ka besuar vendin e titullarit Dinje dhe Barkola, ndryshe nga ndeshjet e kaluara ku është preferuar Teo Hernandez dhe Doue. Ndërkohë në radhët e Suedisë bie në sy aktivizimi i treshes sulmuesi Gyokeres, Elanga dhe Isak.
LIVE FRANCË – SUEDI 0-0
20′ GOLI I ANULUAR I MBAPE: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL













