LIVE DINAMO-ASTANA/ Shkelmohet topi i parë, “nëndetësja” kërkon të hedhë hapin drejt kualifikimit që në ndeshjen e parë
Dinamo luan sot ndeshjen e parë në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës përballë kazakëve të Astanës, në një përballje që pritet të jetë shumë interesante.

Në teori, ekipi kazak duhej të ishte favorit, por për shkak të problemeve financiare, ka përjetuar një eksod të mirëfilltë lojtarësh.
Blutë në këtë ndeshje vijnë me shumë ndryshime, pasi trajneri Daja ka hedhur nga minuta e parë në fushë emra si Përndreca e Manellari që u afruan gjatë merkatos së verës, ashtu si edhe Hekuran Berishën e kthyer nga huazimi. Ndërkohë, është në stol Flamur Ruçi, i cili ishte goditja e madhe e merkatos së verës, ashtu si edhe Hoxhallari e Fadairo.
Sa i përket Astanës, edhe ajo ka lënë në stol emra të rëndësishëm si ish-futbollistin e Milanit, Merkel, apo edhe Bashiç, i cili luajti tre ndeshje në Botëror me fanellën e Bosnjë Hercegovinës.
LIVE DINAMO-ASTANA 0-0
NGJARJET KRYESORE
12’ Vila nga e djathta gjen saktësisht Malomon në zonë por gjuajtja e tij është tërësisht e gabuar. (VIDEO)
10’ Tomasov shfaqet rrezikshëm në sulm në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë që shkon jashtë ngjitur me shtyllën e Teqjes. (VIDEO)
8’ Përndreca del në sulm në të majtën, por nuk ia del të kthejë topin drejt portës. (VIDEO)
2’ Pas një goditje këndi, Berisha gjuan me kokë por nuk gjen portën duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













