Dramë në Ballsh, Bylisi B dhe Partizani B e mbyllin me pesë gola dhe kartonë të kuq në fund
Bylis B dhe Partizani B matën forcat në stadiumin “Adush Muçaj”, ndërsa vendësit fituan 3 me 2. Sfida ishte e vlefshme për fazën “play off” dhe Bylisi B kaloi më tej.

Kryeqytetasve u bënte punë vetëm fitorja në transfertë. Kjo pasi Bylisit do i mjaftonte edhe barazimi, për të kaluar në sfidën tjetër ku pret Butrinti.
Lojtarët nga ekipi i parë nuk ishin kursyer. Kështu te Partizani B ranë në sy Keko, Bytyçi, Malaj dhe Kote si titullarë.
Kartonat e kuq nuk munguan, ndërsa tre gola u shënuan në minutat e fundit. Gabi i Bylisit B dhe Bakalli i Partizanit B u larguan me karton të kuq.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
BYLIS B 3-2 PARTIZANI B
18′ Akibu, 65′ Almeida, 90′ Deliu – 86′ Balla, 90′(p) Goga
FORMACIONET ZYRTARE
Bylis B: Beqaj; Kampula, Baruti, Gabi, Leshi, Sulovari, Ofori, Akibu, Gjini, Riruvai, Buraneli
Trajner: Arlindo Rustemi
Partizani B: Allmuça; Kokomani, Bukhoev, Ndrejaj, Keko, Bytyçi, Malaj, Kote, Goga, Bakalli, Qokthi
Trajner: Ergys Luga
PANORAMASPORT.AL













