LIVE BRAZIL-JAPONI/ Luhen minutat e fundit, skuadrat luftojnë për kualifikimin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 20:45

LIVE BRAZIL-JAPONI/ Luhen minutat e fundit, skuadrat luftojnë për kualifikimin (VIDEO)

Brazili dhe Japonia po përballen në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/ 32-ave të Kupës së Botës.

FDHG

Ashtu siç pritej, trajneri Karlo Ançeloti ka hedhur në fushë formacionin fitues kundër Skocisë.

Nga ana tjetër tekniku Moriyasu ka bërë disa ndryshime nga hera e fundit në ndeshjen e fazës së grupeve.

LIVE 

BRAZIL 1-1 JAPONI

56′ Kasemiro/ 29′ Sano

NGJARJET KRYESORE

59′ Vinicius Zhunior shmang mbrojtësit dhe gjuan drejt këndit të poshtëm të djathtë, por Zion Suzuki realizon një pritje të mrekullueshme për ta devijuar topin në shtyllë. (VIDEO)

56′ GOOOL BRAZIL 1-1/ Gabriel i jep Kasemiros detyrën më të thjeshtë nga afër pas një krosimi perfekt dhe ai nuk gabon me goditjen me kokë që shkon në portë. (VIDEO)

54′ Kasemiro provon të shënojë me kokë, por ndalet nga një mbrojtës dhe portieri. (VIDEO)

52′ Zion Suzuki realizon një pritje fantastike! Pas një krosimi të saktë në zonë, Bruno Guimaraesh përpiqet të shënojë me kokë drejt portës së sipërme, por gardiani e nxjerr topin jashtë. (VIDEO)

46′ Lukas Paketa qëndron në dhomën e zhveshjes për shkak të dëmtimit, ka minuta për Endrik. Nis pjesa e dytë!

45’+5′ Mbyllet pjesa e me avantazhin e Japonisë!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

38′ Kunja godet nga distanca e largët, por gjuajtja e tij e ulët u drejtua drejt mesit të portës, ku Suzuki ishte i vëmendshëm dhe bëri një pritje të lehtë. (VIDEO)

34′ Vinicius Zhunior i afrohet zonës dhe gjuan, por Zion Suzuki nxiton dhe e pret topin. (VIDEO)

29′ GOOOL JAPONIA 0-1/ Sano kalon kundërshtarët dhe lëshon një gjuajtje të mrekullueshme nga buza e zonës në këndin e poshtëm të majtë për të mposhtur portierin Alison Beker. (VIDEO)

14′ Mateus Kunja lëshon një gjuajtje të shpejtë nga buza e zonës, por Suzuki e ndal me një pritje të mirë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

0

PANORAMASPORT.AL