LISTA E ZEZË/ Jo vetëm Vllaznia dhe Laçi, FIFA i bllokon merkaton një tjetër klubi shqiptar
Klubet shqiptare vazhdojnë të jenë në “listën e zezë” të FIFA-s sa u përket borxheve të pashlyera që kanë ndaj ish-lojtarëve apo trajnerëve. Detyrimet e prapambetura dhe mosrespektimi i afateve të pagesave kanë bërë që FIFA t’u bllokojë merkaton klubeve të ndryshme,

Që prej janarit, arsye pse iu kufizua ndjeshëm mundësia për të bërë ndërhyrje në merkato, FIFA i kishte bllokuar lëvizjet në hyrje klubeve të Vllaznisë dhe Laçit. Tashmë kësaj liste në vijim, i bashkohet edhe klubi i Orikut.

Në FIFA rezulton se klubi i cili mban vendin e dytë në renditjen e Grupit B në Kategorinë e Dytë, ka detyrime të papaguara ndaj ish-lojtarëve. Ndaj FIFA i ka bllokuar merkaton prej dy javësh dhe nuk do ta lejojë të bëjë lëvizje të tjera pa shlyer këto detyrime.
PANORAMASPORT.AL













