LIGA E KAMPIONEVE/ PSG do e nisë përsëri si “mbreti”, mësoni të gjitha skuadrat e kualifikuara për edicionin e ardhshëm dhe ndarjet në vazo
PSG ka vulosur edicionin 2025-2026 për Ligën e Kampioneve duke triumfuar me penallti përballë Arsenalit në Budapest. Duke shpresuar që pas një vit të jetë përsëri në të njëjtën pikë të turneut, ku tashmë dihen pjesa më e madhe e skuadrave pjesëmarrëse në fazën në grup të edicionit të ardhshëm.

Janë të njohur tashmë emrat e 29 skuadrave pjesëmarrëse në fazën në grup, me 7 vendet që mbeten për t’u përcaktuara nga kualifikueset e turneut, 5 nga ekipet kampione dhe dy nga rrugëtimi i ligës.
Që tani është e qartë se si do të jetë ndarja për pjesën më të madhe të vazove, pasi në bazë të koeficienteve të UEFA-s, dihet se kush do të plotësojnë dy vazot e para, me disa vende bosh në vazon e tretë e në atë të katërt për shortin e fazës në grupe të turneut që do të hidhet më 27 gusht.
VAZO 1
PSG, Bajern Mynih, Real Madrid, Liverpul, Inter, Mançester Siti, Arsenal, Barcelona, Atletiko Madrid
VAZO 2
Borusia Dortmund, Roma, Sporting, Aston Vila, Porto, Mançester Junjatid, Klub Bryzh, Betis, PSV
VAZO 3
Fejenord, Lilë, Napoli, RB Lajpcig, Vijareal, Shakhtar Donjetck, Gallatasaraj
VAZO 3 ose 4
Sllavia Pragë, Shtutgart, 5 ekipet nga kualifikueset
VAZO 4
Komo, Lens
PANORAMASPORT.AL













