LIGA E KAMPIONEVE/ Mund të shmanget një short i vështirë, mësohen rivalët për fituesin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2026 | 20:23

LIGA E KAMPIONEVE/ Mund të shmanget një short i vështirë, mësohen rivalët për fituesin e Superiores

Kampionët e Shqipërisë do të luajnë në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Fakt është se Vllaznia, Elbasani, Egnatia ose Dinamo, cilido prej tyre që shpallet kampion, do të jetë në vazon e ekipeve jofavorite.

superiore champions

Pavarësisht këtij fakti, që kampioni i Shqipërisë cilësohet ekip jofavorit, rruga për në Europë mund të shtrohet. Mjafton vetëm kalimi i turit të parë ku bien në sy edhe skuadra me buxhet të ulët, për të siguruar të paktën fazën “play off” të Ligës së Konferencës. “Panorama Sport” iu sjell listën e zyrtarizuar deri tani, me 13 skuadrat e konsideruara favorite.

Për t’u konfirmuar nëse Nju Saints apo ekipi kampion i Armenisë do të jetë po ashtu në vazon e ekipeve favorite. Ararat-Armenia duket se e ka formalitet titullin kampion në javën e fundit në Armeni, teksa kjo do bënte që Nju Saints i Uellsit do ishte po ashtu kundërshtar i mundshëm për kampionin e Shqipërisë.

fdfdsdsffdsdfsdsffds

Nga lista në fjalë, vetëm pak skuadra mund të konsiderohen si short ferri për shkak të vlerësimeve në treg. Bëhet fjalë për Kraiovan, Kairatin dhe Rigën.

PANORAMASPORT.AL