Lideri i Dinamos rikthehet në Tiranë, nis rikuperimin pas ndërhyrjes kirurgjikale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2025 | 9:19

Lideri i Dinamos rikthehet në Tiranë, nis rikuperimin pas ndërhyrjes kirurgjikale

Naser Aliji ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për pubalgji pak ditë më parë dhe pasi është marrë konfirmimi nga mjeku i tij në Gjermani, mbrojtësi është rikthyer në Tiranë.

aliji

Ai ka nisur ditët e fundit fazën e rikuperimit por pritet që të mungojë për Dinamon në ndeshjet e mbetura të këtij viti. Nëse gjërat shkojnë mirë me rikuperimin, Aliji mund të rikthehet në fushë në fund të janarit dhe natyrisht do të jetë një ndihmë e madhe për blutë në një fazë, kur kampionati hyn në një “luftë” për pikë, duke shtuar këtu edhe angazhimin në Kupë.

Aliji luajti i dëmtuar në ndeshjet e fundit me Dinamon, ashtu siç bëri edhe me Anglinë kur ishte te Kombëtarja. Në fillim u mendua se mbrojtësi mund ta kalonte shqetësimin edhe me terapi, pa pasur nevojë për kirurgji, por diçka e tillë rezultoi të ishte e pamundur, kështu që u vendos që të operohej. Vbendin e tij në formacion, aktualisht e ka zënë Teikseira që duket se po bind me paraqitjet e bëra.

PANORAMASPORT.AL