Lider i Dinamos, Naser Aliji kthehet te Kombëtarja: Dueli me Foden? Kam dal mirë, ishte…
Vllaznia dhe Dinamo e mbyllën me barazim 0-0 sfidën e parë gjysmëfinale në Kupë. Një ndeshje ku munguan emocionet.

Naser Aliji, i ftuar edhe nga Kombëtarja në mars, deklaroi pas ndeshjes:
“Është e vërtetë, kisha pak problem, nuk e di çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes. Më kapi pak mesi, u ndjeva mirë gjatë ndeshjes.
Në fillim kisha pak problem se isha pa fazë përgatitore. Për momentin jam në formë shumë të mirë, dhe fizikisht shumë mirë. Ekipi dhe unë po shkojmë mirë, shpresojmë deri në fund kështu.
Ku të ketë nevojë ekipi luaj, për mua nuk ndryshon shumë.
Rufati ka bërë ndeshje të mirë. Ka pritur për këtë mundësi, e dimë që lojtar i mirë. Trajneri vendos kush do luajë dhe në çfarë pozicioni.
Nuk firmos, i duam të dyja kupat. Jemi sportistë, profesionistë dhe. Dueli me Foden ishte kënaqësi, një nga më të mirët në botë. Besoj kam dal mirë.
Është pak problem te shikuesit, nuk po mbushen stadiumet. Shpresojmë të ndryshojë ky moment.
Dua të përshëndes gocën time. Të dua”, u shpreh Aliji për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













