Postuar: Shtator 5, 2025 | 9:54
Lëvizje e papritur te Tirana, largohet figura kyçe për skuadrën
Një tjetër lajm i rëndësishëm për klubin bardheblu është largimi i doktorit të njohur Aldo Vangjeli.

Pas disa sezonesh bashkëpunim të suksesshëm me ekipin, marrëdhënia mes palëve ka përfunduar. Vangjeli ka luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e dëmtimeve dhe rikuperimin e lojtarëve, duke u bërë një figurë kyçe për stabilitetin fizik të skuadrës.
Largimi i tij sjell sfida të reja për stafin teknik dhe mjekësor, i cili duhet të gjejë zëvendësime të afta për të ruajtur përgatitjen e lojtarëve.
PANORAMASPORT.AL













