Lëvizja e bujshme/ Idrizi sjell Realin e Madridit në Vlorë
Klubi vlonjat, ose më mirë me thënë administratori i skuadrës Sinan Idrizi, nuk i kanë shmangur lajmet e bujshme dhe sensacional gjatë kësaj periudhe verore.

Flamurtari surprizon sërish, por këtë herë jo me lojtarë. Presidenti Sinan Idrizi konfirmon lajmin e bujshëm se ka firmosur një kontratë zyrtare bashkëpunimi me gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madridin. Ky lajm vjen pak orë përpara nisjes së kampionatit. Marrëveshja përfshin bashkëpunimin që nga akademia e futbollit për moshat e reja, deri tek ekipi i parë.
Po sipas Idrizit, investimi fillestar kap vlerën e 20 milionë eurove, të cilat do të investohen në kompleksin sportiv të Pyllit të Sodës. Mendohet që të ketë edhe bashkëpunim për transformimin lojtarësh në Vlorë apo edhe shkëmbim eksperience. Më herët u përfol edhe për sjelljen e Gallatasarajt në Vlorë, apo vizitën e presidentit të Beshiktashit. Flamurtari i vendosur të bëjë bujë, pritet të shihet rezultati në vazhdim.
PANORAMASPORT.AL













