Postuar: Qershor 16, 2025 | 21:33
Largim pas tre vitesh nga Egnatia, kampionët ndajnë rrugën me një tjetër lider pas Zejnullait
Egnatia ka ndarë rrugët me Renato Malotën dhe pse mungon njoftimi zyrtar. Largohet kështu një tjetër lojtar që kishte përfunduar kontratë, pas Arbin Zejnullait.

Malota ishte prej tre vitesh me Egnatian. Kapiteni largohet me dy tituj kampion, dy Kupa dhe një Superkupë. Egnatia ndërkohë ka me grupin aktual tre përforcime.
Bëhet fjalë për Kastriot Selmani, Ze Uelinton dhe Misak Hakobian. Ky i fundit është afruar me formulën e huazimit.
Kampionët e Shqipërisë po punojnë në prag të ndeshjeve europiane. Kujtojmë se aventura e tyre do të nisë nga turi i parë kualifikues i Champions.
PANORAMASPORT.AL













