Lamtumirë “armiqësore” si e Sormanit, detaji që vërehet te Partizani pas shkarkimit të Milinkoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2025 | 21:32

Lamtumirë “armiqësore” si e Sormanit, detaji që vërehet te Partizani pas shkarkimit të Milinkoviç

Partizani njoftoi sot shkarkimin e Mladen Milinkoviç. Trajneri largohet pas dy muajsh bashkëpunim ku të kuqtë regjistrojnë një nga ecuritë më të dobëta duke u vendosur në vendin e parafundit të renditjes.

Screenshot 2025-10-06 193228

Çfarë bie në sy te postimi i të kuqve është se njoftimi për Milinkoviç ngjason me atë të Adolfo Sormanit. Ky i fundit largohej pa u falënderuar për bashkëpunimin në vitin 2020, dhe po ashtu pa i uruar suksese në të ardhmen.

E njëjta situatë është përsëritur me Milinkoviç. Ndryshe nga Gega, Veselinoviç, Shehi apo Zekiç në vitet e fundit, ndarja vërehet se është e ftohtë.

Partizani me Milinkoviç e humbi derbin me rezultatin 3-0. Pas atij momenti u mor vendimi për disa ndryshime, teksa zhgënjimi për këtë sezon fillonte që nga Europa.

Disa prej largimeve të fundit

Screenshot 2025-10-06 190556 Screenshot 2025-10-06 190827 Screenshot 2025-10-06 191556

Screenshot 2025-10-06 192724

Largimi i Sormanit

Screenshot 2025-10-06 191723

Largimi i Milinkoviç

Screenshot 2025-10-06 191414

PANORAMASPORT.AL