Postuar: Prill 14, 2025 | 15:14
Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur
Mentor Sopjani, ish-gjyqtar dhe vëzhgues pranë FSHF-së, është ndarë nga jeta. Lajmi i trishtë për Sopjanin është njoftuar pasi po kalonte një moment kritik shëndetësor.

Ish-gjyqtari i njohur i futbollit shqiptar luftoi për një kohë të gjatë me kancerin, për të mbyllur sytë përgjithmonë në Itali.
Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sopjani në këtë moment kaq të vështirë.
PANORAMASPORT.AL













