Laçit i kthehet Kordeiro, por i mungon Kristian. Si pritet të rreshtohet kundër Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2025 | 9:21

Laçit i kthehet Kordeiro, por i mungon Kristian. Si pritet të rreshtohet kundër Tiranës

Laçi do të luajë sot ndaj Tiranës në ndeshjen e radhës së kampionatit.LaçiSkuadra do të ketë një mungesë, pikërisht të qendërmbrojtësit Kristian. Nga ana tjetër, në fushë kthehet sulmuesi Melo, i cili ka pasur një gëzim familjar.

Uilliam Kordeiro Melo është edhe “gjahtari” i bardhebluve, pasi këtë sezon u ka shënuar 2 gola Tiranës, pa llogaritur edhe sezonet e shkuara. Moriero pritet që të hedhë në fushën e lojës një skuadër me 4-3-3, ndërsa Kurti dhe Bullari janë alternativa për të qenë titullarë.

Bardhezinjtë vitet e fundit kanë qenë të papërmbajtshëm ndaj kryeqytetasve. Humbjen e fundit ndaj Tiranës e shënojnë në 21 maj 2023. Kjo do të thotë se kanë kaluar më shumë se dy vjet e tetë muaj nga sfida e fundit e fituar e Tiranës. Në shtatë përballjet e luajtura, ata kanë fituar në tri prej tyre, ndërsa katër të tjera janë mbyllur në barazim.

PANORAMASPORT.AL