Postuar: Maj 2, 2025 | 19:48
Kupa u rikthye te Dinamo pas 22 vitesh, Zabërgja reagon para gjysmëfinales me Vllazninë
Dinamo fitoi Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh pritje. Dinamovitët mposhtën Egnatian përmes penalltive, ndërsa koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me barazim 3-3.

Baton Zabërgja ishte një ndër titullarët e Dinamos. Lideri i bluve ka postuar sot disa foto përmes rrjeteve sociale.
“Ndjesia më e bukur. Fituesit e Kupës së Shqipërisë”, shkruan sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.
Tashmë i gjithë fokusi është te Vllaznia ku luhet për një vend në finalen e Final Four. Dinamovitët sfidojnë kuqeblutë më 4 maj, ora 20:00 në “Arena Kombëtare”.
PANORAMASPORT.AL













