Kupa e Italisë/ Kivu, sot për t’u futur në historinë e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2026 | 13:19

Kupa e Italisë/ Kivu, sot për t’u futur në historinë e Interit

Tavolina e rezervuar për VIP-at është në qendër të dhomës dhe ka disa kartolina emrash, Otavio Bianki, Marçelo Lipi, Sven Goran Erikson, Zhoze Murinjo dhe Masimiliano Alegri. Në mes të majit, mund të shtohet edhe Kristian Kivu. Janë trajnerët që kanë goditur dyfish “Scudetto dhe Coppa Italia”.

kivu

Një fije që lidh Grande Torino, Napolin e Maradonës, Lacion e Kranjotit dhe Juventusin e Alegrit, të aftë për të fituar dy trofetë së bashku për katër sezone radhazi. Kivu synon të jetë pjesë e këtij rrethi të brendshëm. Titulli është çështje aritmetike, ndërsa Kupa duhet kalojë nga Komo.

Ka disa pika në favor të tij. Skuadra e Komos nuk e ka mposhtur Interin në San Siro për 76 vjet, dhe në përgjithësi që nga viti 1985. I vetmi sukses daton më 14 maj 1950. Një epokë tjetër. Por trajneri i zikaltërve një gjë e ka të sigurtë, do të fitojë “Scudetto” në goditjen e parë si Zhoze Murinjo, njeriu me të cilin ai arriti tripletën si lojtar në 2009-10.

Kivu, megjithatë, mund të fitojë ligën dhe kupën në përpjekjen e parë. Në 2008-09 Zoze fitoi trengjyrëshin, dhe kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Sampdorias.

PANORAMASPORT.AL