Kundërshtari i Partizanit në Europë, Kalju zbret sërish në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2025 | 17:14

Kundërshtari i Partizanit në Europë, Kalju zbret sërish në fushë

Kalju do të zbresë sot në fushë. Kundërshtari i Partizanit në Europë do të përballet me Parnu JK Vaprus. Do të jetë transfertë që nis në orën 19:00 për Kaljun.

kalju

Sfida është e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit estonez dhe mbyll pjesën e parë të sezonit. Nëse Parnu ka si objektiv vetëm të qëndrojë në mesin e tabelës, Kalju vazhdon në ndjekje të vendit të parë. Levadia qëndron aktualisht 4 pikë para.

Pas ndeshjes së sotme, Kalju do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër në kampionat. Më pas i gjithë fokusi do të jetë te Partizani. Sfida e turit të parë të Ligës së Konferencës do të luhet më 10 korrik në Estoni. Ndeshja e kthimit që do të vendosë kualifikimin do të jetë më 17 korrik në “Air Albania”.

KALJU- Kundërshtari i Partizanit në Europë mban vendin e tretë në kampionat. Një muaj më parë fitoi Kupën e Estonisë. Trofeu i dytë i Kupës në histori për ta, që erdhi pas një pritjeje 10-vjeçare.

PANORAMASPOR.AL