Kristinson mesazh mbrojtjes së Egnatias, tripletë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2025 | 23:11

Kristinson mesazh mbrojtjes së Egnatias, tripletë në kampionat

Breidablik i ka dërguar një mesazh të qartë Egnatias në mbrëmjen e së dielës, ku kundërshtari islandez ka fituar ndeshjen e kampionatit në shifrat 4-1. Në këtë takim transferte ndaj Stjarnan, që mban vendin e katërt në kampionat, spikati sulmuesi Kristofer Kristinson, i cili hyri në fushë në minutën e 67-të, kur ndeshja ishte në shifrat 1- 0 për vendasit, që shënuan që në minutën e 9-të me Uaren.

7D0A7A87116F792CBDA31978874A9DB475FF43BF806BFF9031E669EC1A3D9C7C_713x0

26-vjeçari i diplomuar disa ditë më parë për mediat sociale, në kuadrin e 18 minutave arriti të shënonte një tregolësh për Breidablik, duke e përmbysur rezultatin në 3- 1. Golin e katërt për Breidablik e shënoi Hallson në minutën e 94-t.

Heroi i këtij takimi ishte sulmuesi Kristinson, i cili pritet të jetë një problem serioz për mbrojtjen rrogozhinase, kjo edhe për faktin se është 190 cm i gjatë. “Pas ndeshjes, Kristinson u shpreh: “Ne e dinim se duhet ta fitonim ndeshjen, në mënyrë që të qëndronin në garën për titullin kampion në kampionat”. 26- vjeçari vjen pas një momenti jo të mirë, pasi dëmtimet e kanë ndjekur shpeshherë.

Pas një ndërhyrjeje në gju gjatë dimrit, Kristison pësoi një infeksion në gjak dhe e ardhmja e tij në futboll u vu në rrezik. Në lidhje më këtë problem, sulmuesi i rikuperuar tashmë ka deklaruar,: “Fillimisht ishte e frikshme, pasi nuk e dija se çfarë po ndodhte me mua. Por hap pas hapi dhe me fatin me vete arrita që të rikuperohem shumë shpejt dhe tani jam shumë mirë”.

PANORAMASPORT.AL