Postuar: Qershor 30, 2025 | 20:24
Krisja me Agostinelin filloi te Skënderbeu, çfarë ndodhi në sezonin e fundit me futbollistin e Flamurtarit
Ardit Hoxhaj ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ndërsa njoftoi largimin nga Flamurtari. Sulmuesi vlonjat shigjetoi Andrea Agostinelin.

Hoxhaj tregoi se trajneri italian ka dashur t’i prishë karrierën. Diçka që nisi nga koha kur të dy ishin pjesë e Skënderbeut.
Hoxhaj mori minuta të pakta këtë sezon, ndërsa Flamurtari siguroi rikthimin në Superiore. Sulmuesi luajti në gjashtë ndeshje të Kategorisë së Parë pa shënuar gol. Në një ndeshje të Kupës ia doli të tundë rrjetën dy herë.
Kjo ishte çfarë ndodhi te Flamurtari në edicionin e fundit me Hoxhajn. Vetë Agostineli ndërkohë u shkarkua në fundin e muajit mars.
PANORAMASPORT.Al













