KRAHASIMI/ Vetëm Egnatia dhe dy të tjera përmirësuan pikët. Shihni si ndryshoi situata nga faza e parë në të dytën në Superiore
Përfundimi i gjysmës së parë të sezonit të rregullt në Kategorinë Superiore, jep mundësinë që të analizohet situata e ekipeve në këtë pikë të edicionit duke parë formën që kanë treguar në secilën fazë. Bie në sy se vetëm tre skuadra kanë bërë përmirësim të pikëve të tyre nga faza e parë në të dytën.

Egnatia ka një pikë më shumë se në fazën e parë, me një ecuri që kaloi nga 18 në 19 pikë. Partizani është ai që ka përmirësimin më të ndjeshëm, duke kaluar nga 8 pikët e fazës së parë, në 15 pikët e të dytës për t’u larguar nga pozitat e komplikuara në klasifikim. Ndërsa ekipi i tretë i përmirësuar, është Flamurtari i cili kaloi nga 5 pikët e fazës së parë, në 9 pikët e fazës së dytë.
Një skuadër nuk ka ndryshuar asgjë, Bylisi, me 9 pikë në secilën prej fazave të këtij kampionati. Kurse 6 skuadrat e tjera kanë humbur pikë në krahasim me fazën e parë. Elbasani dhe Vora kanë nga 1 pikë më pak, Dinamo dhe Tirana nga 2 e Teuta 3. Ajo që ka pësuar rënien më drastike është Vllaznia e cila ka kaluar nga 19 pikët e fazës së parë, në 11 pikët e fazës së dytë të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL













