Krahasimi i Saluçit: Valentino Rosi, si Majkëll Xhordan dhe Federer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2025 | 23:51

Krahasimi i Saluçit: Valentino Rosi, si Majkëll Xhordan dhe Federer

Valentino Rosi ka shënuar një pikë kthese në botën e motoçiklizmit, si piloti më me ndikim që Moto GP ka pasur ndonjëherë. “Doktori” është krahasuar gjithmonë me yje të tjerë të mëdhenj sportivë që kanë bërë historinë e disiplinave të tyre përkatëse.

AA1JOEU5

I fundit që e krahason nëntë herë kampionin e botës me ikona të tjera sportive është miku i tij i ngushtë, Uçio Saluçi, menaxher i ekipit “VR46”. “Shpresoj që fëmijët ta marrin atë si model. Nëse dikush bëhet pilot në atë nivel, do të thotë se është edhe një njeri i shkëlqyer.

Falë Valentinos, kam takuar shumë, nga Majkëll Xhordan te Ronaldo dhe Roxher Federer, për të përmendur disa. Të gjithë janë si Rosi nga një perspektivë personale. Për mua Rosi është një model, një mbështetës që gjithmonë kam pasur nevojë. Një person shumë i rëndësishëm. Ai është një mik, një vëlla dhe dikush nga i cili frymëzohen shumë njerëz”, u shpreh Saluçi.

PANORAMASPORT.AL