Korabi karikohet në Tropojë, Kërnaja: Valbona është e rënë. Debutoi me fitore, Deliallisi: Luajmë finale deri në fund
Korabi ka arritur të dalë fitues në Tropojë në shifrat 2-1. Dibranët dominuan ndeshjen, ku shënuar dy gola, me Rihan Zeqiri e Taulant Marku. Valbona përveçse rezistoi, arriti te shkurtonte diferencën me anë të goli të bukur të shënuar nga Balla. Që në shkelmimin e topit nga qendra, Korabi tregon forcën dhe synimin për fitore.

Rastet nuk mungojnë në të dyja portat, por më të shumtë në favor të miqve, që e gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 33-të. Kapiteni Mziu kroson nga një goditje dënimi dhe Zeqiri me kokë shënon. 45-minutat e para mbyllen 0-1. Fraksioni dytë nis bukur për Valbonën, ku Mateli për pak sa nuk barazon. Minuta e 60-të sjell golin e dytë për Korabin. Shpërthen Peralta nga e djathta dhe jep një asist, ku pranë vijës fatale Taulant Marku e shtyn topin drejt rrjetës dhe 0-2. Valbona bën të gjitha përpjekjet dhe 2 minuta nga fundi, Balla ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi nga 25 metra dhe 1-2. Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi. Pas ndeshjes trajneri i Valbonës, Oltijon Kërnaja u shpreh: “Djemtë dhanë maksimumin, pavarësisht gabimeve individuale. Një ndeshje e luftuar me gjykim të dobët. Një gjyqtar që prishi bukurinë e këtij takimi. Ekipi ynë ka rënë tashmë nga kategoria, por jo matematikisht. Kemi vetëm 12 lojtarë në dispozicion”.
VALBONA – KORABI 1-2
GOLAT: Balla 88′ / Zeqiri 33′, T. Marku 60′
VALBONA: Tiago Domit, Doçi, Artur, Rosaj (Taka 11′), Lala, Xhabafti, Camilo, Ëesley, Balla, Mateli, Vidrica. Trajner: Oltijon Kërnaja
KORABI: Qyrani, Kurti, Shani, Disha, Lilaj, Zeqiri (Sina 82′), Mziu, Tola (Peralta 57′), Pjeshka (Ndreu 82′), Treni, T. Marku; (Në dispozicion: B. Marku, Paplekaj, Buci, Hasa, Reçi, Peralta). Trajner: Alfred Deliallisi
KARTONË TË VERDHË: Vidrica 36′ / T. Marku 44, Tola 54′, Shani 71′, Zeqiri 74′
GJYQTARË: G. Çokaj, E. Muça (Lezhë), E. Ahmeti (Tiranë)
VËZHGUES: Gjergj Selala (Laç)
DELEGAT: Brikeno Pjetrushi (Lezhë)
Deliallisi: Luajmë finale deri në fund
Alfred Deliallisi, trajneri i Korabit, pas debutimit me fitore, tha: “Mendoj se çunat dhanë gjithçka nga vetja dhe zbatuan detyrat. Jam i kënaqur nga ekipi që luftoi e sakrifikoi deri në fund. Vuajtëm pak në fund, por fitorja ishte plotësisht e merituar. Në zonën ‘play out’ janë disa ekipe, por duke i marrë ndeshjet me radhë, ia dalim duke nisur nga dueli i radhës me Kukësin. Luajmë finale deri në fund”.
ABDULLA DUSHKU













