Konseisao mendon për Kupën, të premten pritet rotacion nga Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2025 | 21:10

Konseisao mendon për Kupën, të premten pritet rotacion nga Milani

Teksa finalja e madhe e Kupës së Italisë afrohet me hapa të shpejtë, trajneri i Milanit, Serxho Konseisao, ka vendosur të menaxhojë me kujdes forcat e skuadrës së tij. Të premten, përballë Bolonjës në kampionat, kuqezinjtë pritet të zbresin në fushë me një formacion të përzier, mes titullarëve të zakonshëm dhe disa emrave që kërkojnë minutazh për të fituar ritmin e duhur.

MILANNNN

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mungesa e garantuar është ajo e Rafael Leaos, i cili do të vuajë pezullimin. Ndërkohë, edhe Kristian Pulisiç, një nga elementët më të përdorur gjatë sezonit, duket se do të marrë pak pushim për të qenë në formë optimale në sfidën vendimtare kundër të njëjtit kundërshtar, Bolonja, më 14 maj.

Në këto kushte, Konseisao po mendon për një ofensivë ndryshe. Në vend të Leaos dhe Pulisiçit, pas qendërsulmuesit që pritet të jetë Santiago Gimenez, mund të shfaqen dy emra me potencial të madh, por që ende nuk kanë marrë shumë hapësirë, Zhoao Feliks dhe Samuel Çukueze. Për të dy, kjo do të ishte një mundësi e artë për të treguar vlerat dhe për të fituar besimin e trajnerit në një moment kyç të sezonit. Edhe në prapavijë pritet rotacion.

Kajli Uoker do të rikthehet nga minuta e parë dhe ka gjasa të zëvendësojë njërin mes Fikajo Tomorit dhe Aleks Jimenez. Po ashtu, Çau, i cili ka qenë më shumë në hije gjatë këtij sezoni, mund të marrë një fanellë titullari në mesin e treshes së mbrojtjes.

Screenshot 2025-05-08 210821

PANORAMASPORT.AL