Konflikti i Vllaznisë për stadiumin “Loro Boriçi”, kapiteni Balaj: E tepërt të largohemi për një koncert

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2025 | 18:11

Konflikti i Vllaznisë për stadiumin “Loro Boriçi”, kapiteni Balaj: E tepërt të largohemi për një koncert

Klubi i Vllaznisë është në konflikt me Bashkinë e Shkodrës, përsa i përket përdorimit të stadiumit “Loro Boriçi”. Një koncert i programuar aty, ka bërë që te Vllaznia të reagojnë njëzëri.

Screenshot 2025-06-16 181045

Bekim Balaj, kapiteni i Vllaznisë, ka thënë fjalën e tij për këtë çështje delikate.

“Mendoj që në Shkodër ka ambiente mjaft për të organizuar koncerte. Ne nuk është se jemi kundër koncerteve. Por që, Shkodra, të gjithë duhet ta dinë që Vllaznia ka ndeshjen shumë shpejt dhe do të luajë këtu. Kemi luajtur dhe besoj do luajmë gjithmonë në “Loro Boriçi.

Për një koncert, të lëmë stadiumin dhe Shkodrën mendoj se është e tepërt. Shpresoj shumë të gjehet një zgjidhje, që i shërben të gjithëve, ne si sportistë për të luajtur në fushë tonë”, u shpreh Balaj.


View this post on Instagram

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

PANORAMASPORT.AL