Kivu nuk përmbahet pas triumfit ndaj Komos: Këtë gjë e bën vetëm Interi i çmendur
Interi siguroi përsëri finalen e Kupës së Italisë dhe për Kristian Kivun, kjo është mundësia që në këtë sezon të fitojë gjithçka në Itali me zikaltrit. Trajneri nuk e fshehu entuziazmin e tij pas përmbysjes ndaj Komos, duke vlerësuar se një ndeshje e tillë ishte në ADN-në e klubit.

Sa kënaqësi ka të përmbysësh disavantazhin me karakter dhe falë zëvendësuesve?
Kemi një grup që ka punuar shumë mirë që nga fillimi i sezonit, pastaj kur kërkohet ndihma e tyre e tregojnë këtë. Disa më shumë, disa më pak, varet nga dita. Ata që hynë në fushë na dhanë një dorë të madhe: Suçiç, Diuf dhe vetë Pio Espozito ishin vendimtarë. Është dëshira e çmendur e këtij grupi për të qenë vendimtar deri në fund.
Sa kënaqësi të jep të ndjesh mundësinë e fitores së kampionatit dhe Kupës?
E vumë veten në këtë situatë përmes punës, një situatë që na lejon të ëndërrojmë dhe të arrijmë objektivat që janë titulli dhe Kupa.
Të jesh dy herë në disavantazh kundër Komos dhe të kthehesh në të dyja ndeshjet është një shenjë se Interi është i vetmi ekip i aftë për këtë arritje…
Ne ishim të vetëdijshëm për atë që po bën Komo. Shënuam shumë gola kundër mbrojtjes më të mirë, sepse këta djem kanë ADN-në e Interit brenda tyre. Të përmbysësh rezultatin kundër Komos dy herë në dhjetë ditë është diçka që vetëm Interi i çmendur mund ta bëjë.
A mund t’i shpjegoni vendimet për krahët e mesfushës?
Denzel ende ka një problem fizik, ai u kthye në dispozicion në minutat e fundit. Ai ka një problem me tendinin, por duke pasur parasysh rrethanat, ai e vuri veten në dispozicion. Është mirë të kesh lojtarë që e kuptojnë momentin dhe ndjejnë përgjegjësinë e asaj që do të thotë të luash për këtë ekip. Ata duan të çojnë përpara punën e klubit. Sot, Diuf luajti shumë mirë, duke luajtur gjithmonë një kundër një me personalitet. Jam i lumtur me djemtë që ruajtën mundësinë për të luajtur në finale dhe për të arritur një nga objektivat e ardhshëm.
Si ndiheni që ju krahasojnë me Murinjon?
Juve ju pëlqejnë etiketimet, mua jo. Unë jam Kristian, jam përgjegjës për këta djem të mrekullueshëm. Falë tyre, ju bëni etiketimet por mua nuk më interesojnë. Dua t’u jap kënaqësi atyre që besuan tek unë dhe tek këta djem të mrekullueshëm.
PANORAMASPORT.AL













