Kevin De Bryjne nuk përmbahet më, akuza të rënda ndaj Kontes: I lumtur që iku, luante futboll mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 22:43

Kevin De Bryjne nuk përmbahet më, akuza të rënda ndaj Kontes: I lumtur që iku, luante futboll mbrojtës

Kevin De Bryjnë ka thyer heshtjen dhe ka filluar të flasë hapur për situatën e tij te Napoli, në një sezon që e nisi me shumë dëshirë, por e mbylli jo si një protagonist. Dhe sipas fjalëve të tij për gazetën belge “Het Nieuwsblad”, ishte Antonio Konte shkaktari i gjithçkaje.

dfsdfdsfsd

“Ishte e komplikuar për mua, sepse Konte ka një vizion shumë të ndryshëm për futbollin nga i imi. Praktikisht nuk kam pasur kurrë mundësinë të luaj në pozicionin tim të preferuar. Pavarësisht kësaj, gjithmonë kam dhënë gjithçka për ekipin”, tha fillimisht ai, duke kritikuar më pas futbollin që bënte ekipi.

“Ne luajtëm shumë në mbrojtje. Nëse përpiqesh të fitosh çdo ndeshje 1-0 me një 5-4-1, po luan një lloj të caktuar futbolli. Edhe shifrat tona në sulm vuajnë. A jam i lumtur që ai u largua? Për mua po. Ai nuk ishte i detyruar të qëndronte. Vitin e kaluar, na u premtuan disa gjëra në lidhje me mënyrën se si do të luanim, por ato nuk u realizuan. Është për të ardhur keq, sepse futbolli duhet të mbetet argëtues”, tha lojtari i cili ka edhe një vit kontratë me Napolin, por nuk është i sigurt që do të qëndrojë.

“Kam edhe një vit të mbetur në marrëveshjen time, por dua të flas me ta për këtë. Edhe në të kaluarën, u bënë premtime që nuk u realizuan”, tha kampioni belg.

PANORAMASPORT.AL