Keko operohet me sukses, do qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2025 | 21:20

Keko operohet me sukses, do qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë

Albers Keko është operuar më 9 gusht, ndërsa ndërhyrja ishte e suksesshme. Sulmuesi i Partizanit do të qëndrojë për disa muaj jashtë fushës së blertë, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në Talin.

keko

Keko la fushën e lojës me barelë në pjesën e parë. Tashmë për të fillon periudha më e vështirë, që ka pasur në karrierën e tij. 23-vjeçari po bënte mjaft mirë në muajt e fundit.

NJOFTIMI I PARTIZANIT- “Sulmuesi i Partizanit, Albers Keko, ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e parë të sezonit ndaj ekipit estonez Nomme Kalju.

Operacioni u realizua me sukses ditën e sotme dhe lojtari do të qëndrojë disa ditë në fazën e parë të rikuperimit, përpara se të nisë procesin e rehabilitimit. Programi i rikthimit do të jetë i detajuar dhe i mbikëqyrur nga stafi mjekësor i klubit. Klubi i uron Albersit rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushë edhe më të fortë se më parë”.

PANORAMASPORT.AL