Postuar: Mars 15, 2025 | 8:55
Katër mungesa të sigurta, si pritet të rreshtohet Egnatia kundër Tiranës
Egnatia edhe në këtë sfidë do të ketë disa mungesa. Të gjithë titullarë në skuadër.
Kështu, Aleksi vazhdon riaftësimin nga operacioni që ka bërë. Malota dhe Ndreca kanë nisur përgatitjet në fushë dhe në palestër.
Në fund, do të mungojë edhe Dylis për shkak kartonësh. Lajmi i mirë mbetet kthimi nga pezullimi i dyshes Lushkja-Ujka, të cilët munguan në Laç, por do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Tiranën.
Biletat kushtojnë 200, 500, 2000 dhe 3000 lekë. Për femrat, hyrja do të jetë falas.
PANORAMASPORT.AL













