Katër javë force, Dinamo sheh derbin si shpëtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2026 | 23:28

Katër javë force, Dinamo sheh derbin si shpëtim

Dinamo do të rikthehet të shtunën në fushë teksa edhe javët e ardhshme pritet të jenë intensive për kryeqytetasit. Kalendari do të jetë i ngjeshur me ndeshje të rëndësishme dhe natyrisht shumë të rëndësishëm për objektivat e skuadrës, ku sfidat do të jenë të ndara mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

dinamo

Dinamo pas Bylisit do të përballet me Tiranën në kampionat javën e ardhshme dhe vetëm pak ditë më vonë, do të ketë sërish Tiranën por në Kupën e Shqipërisë, ndeshje kjo e planifikuar për datën 11 shkurt, ku Tirana do të jetë pritëse e këtij takimi, ashtu si edhe në kampionat.

Ndërkohë, pas Tiranës do të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme me Flamurtarin, një tjetër skuadër ndaj të cilës Dinamo ka pasur ecuri pozitive këtë sezon para se të rikthehet përballja kundër kampionëve të Egnatias.

Me rrogozhinasit, Dinamo ka humbur një sfidë, ka barazuar një tjetër në kampionat si edhe ka fituar finalen e madhe të Superkupës së Shqipërisë, duke arkivuar në këtë mënyrë një tjetër trofe për vitin 2025.

PANORAMASPORT.AL