KATEGORIA E PARË/ Java e fundit mbyllet pa çudira. Flamurtari dhe Besa bëjnë detyrën, Apolonia mbron vendin në play-off në derbi
Java e 33-të e Kategorisë së Parë ka vulosur fazën e rregullt të këtij edicioni me 6 ndeshje të cilat kanë shkuar sipas pritshmërisë.

Flamurtari dhe Besa, që ishin rivalë në distancë për vendin e dytë, ia dolën të fitonin, por vetëm vlonjatët iu gazuan ngjitjes në elitë automatikisht në Superiore, ndërsa kavajasit shkojnë në play-off.
Ndër ndeshjet e tjera, ajo më e rëndësishmja ishte derib mes Apolonisë dhe Lushnjës, që duhej të përcaktonte se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkonte në play-off. Fierakëve u ka mjaftuar barazimi për të mbrojtur vendin tyre përballë “lagunarëve”,
JAVA 33
APOLONIA-LUSHNJA 0-0
ERZENI-KASTRIOTI 2-3
27′ Isteri, 63′ Tahiri / 52′ Lushaku, 70′, 81′ Musaj
VORA-FLAMURTARI 0-1
33′ Ememe
KUKËSI-BURRELI 1-2
82′ Birçaj / 3′ Paloka, 50′ Ferruku
KORABI-POGRADECI 3-0
35′ Disha, 43′, 53; Marku
VALBONA-BESA 1-3
77′ Vidrica / 45′ Migone, 68′ Greca, 75′ Nonato
PANORAMASPORT.AL













