Kategoria e Dytë/ Pretendentët e nisin me fitore garën në Grupin A, Valbona nuk shkon në Kuçovë
Java e parë e Kategorisë së Dytë, Grupi A, solli konfirmimin e Besëlidhjes dhe Sopotit si dy prej skuadrave më të forta të këtij sezoni. Naftëtari fitoi pa luajtur përballë Valbonës, ndërsa surprizë të këndshme dha Luzi 2008 me suksesin në Shkodër.

Erzeni bëri një përmbysje të madhe ndaj Gramshit, ndërsa Veleçiku mori një fitore me peshë në transfertë.
Besëlidhja e nis me tr pikë në Bushat
Lezhjanët, një nga pretendentët kryesorë për ngjitje, treguan forcë që në sfidën e parë. Përballë Basanias, Besëlidhja zgjidhi gjithçka brenda pesë minutave të pjesës së parë, me golat e Akansasës dhe Krujës. Skuadra e Elvis Plorit e kontrolloi lojën dhe dha një sinjal të qartë se do të luftojë seriozisht për kreun.
Luzi 2008 surprizon Shirokën
Në Shkodër, Luzi 2008 tregoi efikasitet dhe cinizëm përballë Shirokës. Dy penallti të fituara dhe të shndërruara në gol nga Peqini vulosën fitoren 0-2 për miqtë. Për Luzin është një nisje perfekte që i jep moral për vijimësinë, ndërsa Shiroka mbeti pa pikë, duke kuptuar se kampionati do të jetë i vështirë.
Naftëtari – Valbona, ndeshja që nuk u luajt
Zhduket një duel që pritej me interes në Kuçovë. Ashtu siç pritej, Valbona nuk u paraqit, duke bërë që Naftëtari të fitojë në tavolinë 3-0. Klubi kuçovar kishte organizuar gjithçka për një festë futbolli, por përfundoi duke zhvilluar një ndeshje kontrolli të brendshme. Administratori Niko Buçka theksoi se skuadra tashmë pret vetëm zyrtarizimin e fitores nga Disiplina.
Sopoti, “makineri” golash ndaj Tërbunit
Librazhdasit treguan se janë një prej skuadrave më serioze për ngjitje. Në Librazhd, Sopoti dominoi ndaj Tërbunit, duke fituar 3-0. Tanushi, Nayara dhe Rashid shënuan golat e një sfide ku vendasit goditën edhe dy herë shtyllën dhe krijuan raste pa fund. Fitorja bindëse e vendos Sopotin që në start mes më të fortëve.
Erzeni përmbys Gramshin në Shijak
Një nga sfidat më të luftuara u zhvillua në “Tofik Jashari”. Gramshi, i përforcuar me lojtarë të Valbonës, kaloi në avantazh me Lalën në fund të pjesës së parë. Por Erzeni reagoi fuqishëm, fillimisht Vidrica barazoi me penallti, më pas Çema përmbysi me një gol të bukur në minutën e 72-të. Për shijakasit, një debutim perfekt përpara tifozëve të tyre.
Veleçiku triumfon në transfertë
Skuadra e Koplikut mori tri pikë shumë të vlefshme në transfertë ndaj Adriatikut. Një gol i hershëm i Shekajt i dha avantazhin Veleçikut, që më pas administroi me kujdes rezultatin. Fitorja 0-1 i vendos koplikasit mes kryesuesve, ndërsa Adriatiku e nisi me humbje sezonin e ri.
Java e dytë
Java e ardhshme do të vërë përballë Besëlidhjen dhe Sopotin, në një duel që mund të quhet finalja e hershme për kreun. Po ashtu, Luzi 2008 – Naftëtari pritet të sjellë emocione dhe rivalitet të fortë. Tërbuni – Erzeni është një tjetër takim që premton luftë sportive, ndërsa Veleçiku do të synojë të konfirmojë formën e mirë përballë Gramshit.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java 1 27-28 shtator
Të shtunën
Shiroka – Luzi 2008 0-2
Peqini 14’ (11-m), 62’ (11-m)
Naftëtari – Valbona 3-0
(Në tavolinë, nuk u paraqit Valbona)
Basania – Besëlidhja 0-2
Akansase 37’, Kruja 42’
Sopoti – Tërbuni 3-0
Tanushi 45’, Nayara 64’, Rashid 74’
Erzeni – Gramshi 2-1
Vidrica 63’, Çema 72’ / Lala 45’
Dje
Adriatiku – Veleçiku 0-1
Shekaj 3’
RENDITJA
TOTALI
Nr EKIPI N P F B H G+/G-
1 Sopoti 1 3 1 0 0 3-0
2 Naftëtari 1 3 1 0 0 3-0
3 Besëlidhja 1 3 1 0 0 2-0
4 Luzi 2008 1 3 1 0 0 2-0
5 Erzeni 1 3 1 0 0 2-1
6 Veleçiku 1 3 1 0 0 1-0
7 Adriatiku 1 0 0 0 1 0-1
8 Gramshi 1 0 0 0 1 1-2
9 Basania 1 0 0 0 1 0-2
10 Shiroka 1 0 0 0 1 0-2
11 Tërbuni 1 0 0 0 1 0-3
12 Valbona 1 0 0 0 1 0-3
Java 2
4 tetor, 14:00
Adriatiku – Shiroka
Tërbuni – Erzeni
Besëlidhja – Sopoti
Valbona – Basania
Luzi 2008 – Naftëtari
Veleçiku – Gramshi
L.Qoshku/ E.Spahiu,/A.Dushku- PANORAMASPORT.AL













