Kategoria 2, Grupi A/ Besëlidhja pa frena, Sopoti shkatërron Luzin në transfertë. Ankesa për gjykimin në disa takime
Java e katërt në Grupin A solli duele interesante dhe rezultate që ndryshuan disi ekuilibrat në renditje, por me një fakt që mbetet i pandryshuar, Besëlidhja vazhdon marshimin drejt kthimit në Kategorinë e Parë. Lezhjanët morën fitoren e 3-të në 4 ndeshje, ndërsa Sopoti dha një sinjal të fortë me triumfin spektakolar në Luz.

Ndërkohë, Shiroka vijon të surprizojë dhe tashmë ndodhet menjëherë pas kryesuesve. Erzeni ishte pushim këtë javë, për shkak të tërheqjes së Valbonës.
Besëlidhja – Gramshi 2-1
Në Lezhë, Besëlidhja vazhdon serinë pozitive dhe ruan kreun me fitoren 2-1 ndaj Gramshit. Skuadra vendase zhbllokoi takimin me El Kariçën në minutën e 18-të, ndërsa Raboshta dyfishoi pas 6 minutash. Gramshi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 29-të, kur Ernis Dhimitri u ndëshkua me të kuq, por nuk u dorëzua. Në pjesën e dytë, Fuçija shënoi golin e ngushtimit, që megjithatë nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Besëlidhja shkon në kuotën e 10 pikëve dhe ruan kryesimin, duke treguar se objektivi i saj mbetet ngjitja në Kategorinë e Parë.
Luzi 2008 – Sopoti 1-4
Spektakël në Luz, ku Sopoti shkatërroi skuadrën vendase me shifrat 4-1. Vetëm 9 minuta iu deshën miqve për të siguruar avantazhin e thellë 4-0 të pjesës së parë, ku Aminu dhe Myslimi shënuan dygolshat e tyre që e bënë të lehtë suksesin për librazhdasit e trajnerit Rraman Hallaçi. Luzi ngushtoi shifrat me një penallti të Peqinit në minutën e 49-të, ndërsa në fund Sopoti mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Orgest Tanushit. Kjo fitore e çon Sopotin në kuotën e 7 pikëve dhe e vendos në podium, duke sinjalizuar pretendime serioze për kreun.
Shiroka – Naftëtari 1-0
Skuadra e Shirokës po tregon se nuk është thjesht një zëvendësuese e rastësishme në këtë kampionat. Me një tjetër paraqitje bindëse, ajo mposhti Naftëtarin minimalisht 1-0, falë golit të Dulajt në minutën e 36-të. Me këtë fitore, Shiroka mban vendin e dytë në renditje dhe konfirmon formën shumë të mirë që po kalon.
Adriatiku – Basania 2-2
Në Pezë-Helmës, Adriatiku nuk arriti dot të ruante epërsinë prej dy golash dhe u ndal në barazim nga Basania, në një takim plot emocione.
Për vendasit, Hasani zhbllokoi takimin në minutën e 10-të, ndërsa Kanapari dyfishoi në fillimin e pjesës së dytë. Kur gjithçka dukej e mbyllur, Basania reagoi fuqishëm me Albert Mila, autor i një dopjete që i dha një pikë të artë skuadrës nga Bushati. Më herët, miqtë humbën edhe një penallti me Jurgen Gjinin, ndërsa fundi i ndeshjes i gjeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Mario Kolës. Për Adriatikun, kjo ishte pika e parë e fituar në kampionat, ndërsa Basania ngjitet në kuotën e 4 pikëve. Miqtë patën ankesa për gjykimin.
Veleçiku – Tërbuni 0-1
Pas një fillimi të vështirë, Tërbuni më në fund kthehet te fitorja në një transfertë të vështirë si ajo e Koplikut. Një penallti e kthyer në gol nga Buci në minutën e 41-të i dha tri pikë me shumë vlera skuadrës pukjane, që tashmë barazon me 4 pikë disa skuadra në mes të tabelës. Për Veleçikun, humbje vjen si goditje dhe hodhi akuza për gjykimin.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java 4
Të shtunën
Adriatiku – Basania 2-2
Hasani 10’, Kanapari 47’ / Mila 74’, 90’
Shiroka – Naftëtari 1-0
Dulaj 36’
Besëlidhja – Gramshi 2-1
El Kariça 18’, Raboshta 24’ / Fuçija 54’
Luzi 2008 – Sopoti 1-4
Peqini 49’ (11-m) / Aminu 1’, 29’, Myslimi 6’, 9’
Veleçiku – Tërbuni 0-1
Buci 41’ (11-m)
Erzeni- pushim
RENDITJA
TOTALI
Nr EKIPI N P F B H G+/G-
1 Besëlidhja 4 10 3 1 0 6-2
2 Shiroka 4 9 3 0 1 7-4
3 Sopoti 3 7 2 1 0 8-2
4 Luzi 2008 4 6 2 0 2 6-7
5 Erzeni 3 4 1 1 1 2-2
6 Basania 3 4 1 1 1 5-6
7 Gramshi 4 4 1 1 2 4-5
8 Veleçiku 4 4 1 1 2 3-6
9 Tërbuni 4 4 1 1 2 1-4
10 Naftëtari 3 3 1 0 2 3-2
11 Adriatiku 4 1 0 2 3 2-9
12 Valbona 0 0 0 0 0 0-0
* (Valbona është tërhequr nga kampionati)
Java 5, 1 nëntor
Naftëtari – Veleçiku
Basania – Shiroka
Sopoti – Adriatiku
Erzeni – Luzi 2008
Tërbuni – Besëlidhja
Gramshi – Pushim
L.Qoshku/ A.Dushku- PANORAMASPORT.AL













