“Karta fituese” e Elbasanit, Ze Gomesh flet për golin me parabolë në minutën e fundit shtesë: Doja të provoja fatin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 19:46

“Karta fituese” e Elbasanit, Ze Gomesh flet për golin me parabolë në minutën e fundit shtesë: Doja të provoja fatin tim

Sulmuesi i Elbasanit, Ze Gomesh u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” me Vorën. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe për shkak se ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 94-të duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së tij.

bandicam 2025-12-13 19-11-27-426

Rikujtojmë që ai nuk e nisi sfidën titullar por u aktivizua në minutën e 7-të pas një dëmtimi të Ibrahim Abas dhe Gvozdenoviç u detyrua ta aktivizionte, por rezultoi karta fituese e tij.

Patjetër që është një ndjesi fantastike që të shënosh, sidomos kur ekipi fiton. Unë doja që të shënoja në portë dhe të provoja fatin tim. Unë jam këtu që të ndihmoj skuadrën dhe nuk ka rëndësi nëse startoj ndeshjen apo jo”, tha shkurtimisht Ze Gomesh për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL