Kapiteni Mavraj në telashe, Arisi i bën dalje
Në Greqi nuk kanë më dyshime. Tek Aris po zhbëjnë të gjithë projektin për të cilin sakrifikuan shumë në merkaton e verës. Gjithkush që kujton sakrificën për të afruar Mërgim Mavrajn në skuadër, duhet të dijë që në skuadrën greke do kërkojnë që ta largojnë shqiptarin që në muajin janar.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, pas momentit të vështirë me Hamburgun në Gjermani një vit më parë, rikthehet të jetë sërish në telashe.
VENDIMI
Kupa u mbush dhe presidenti i Aris ka vendosur që të mos bëjë lëshime. Nga sa raportohet në mediat greke, si dhe informacionet që kanë rrjedhur nga skuadra e Aris, bëhet fjalë për tre futbollistë të huaj dhe pesë grekë, të cilët janë në listën e largimeve.
Prej pak ditësh kanë nisur negociatat që të mund të zgjidhet kontrata me secilin. Mërgim Mavraj është një prej tyre, me të cilin është kontaktuar fillimisht për zgjidhjen e kontratës dhe se në ditët në vijim, bisedimet do të konkretizohen për të parë edhe ndarjen përfundimtare.
Rezultatet e dobëta në kampionat kulmuan me eliminimin nga kupa dhe presidenti Theodoris Karipidis ka vendosur që të mos bëjë më asnjë lëshim. Për të, eliminimi nga Ergotelis në Kupën e Greqisë ka qenë kulmi i situatës negative, për të cilën u ka kërkuar trajnerit dhe drejtorit sportiv që të nisin negociatat me lojtarët që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për të dhënë atë çfarë pritej prej tyre.
LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”
GENTJAN ALINANI













