Kapiteni i Dinamos, Dita: Shumë shpejt në krye, kartonët e kuq ishin çështje fati
Dinamo do të përballet ditën e sotme me Vorën në kuadër të javës së tetë të Superiores. Në prag të këtij takimi, para mediave doli kapiteni i bluve, Bruno Dita.
VORA- Vora është një kundërshtar që ka treguar shumë dëshirë këto javë kampionati. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, e dimë ku i ka pikat e dobëta kundërshtari. Kemi shumë besim te njëri-tjetri se do të dalim fitimtarë.
KALENDARI- Dinamo ka një skuadër me shumë lojtarë dhe po ashtu me shumë cilësi. Mendoj se jemi në gjendje t’i përballojmë tri ndeshjet me Vorën, Partizanin dhe Teutën në kaq pak ditë.
KRYESIMI- Besoj shumë shpejt. Për kartonët e kuq që kemi marrë do të thosha se më shumë ka qenë çështje fati. Vetëm kaq. Nuk duhet ta ulim ritmin dhe agresivitetin në lojën tonë.
PANORAMASPORT.AL













