Kapiteni i Breidablik pas shkërmoqjes së Egnatias: Shqiptarët e hodhën shpejt peshqirin
Kapiteni i Breidablikut, Hoskuldur Gunlaugson, është tallur pak me fitoren ndaj Egnatias, duke thënë se te shqiptarët nuk rezistuan aspak dhe e hodhën shpejt “peshqirin”, duke pranuar dominimin total nga kundërshtari.

“Po, pikërisht, dhe sonte (të martën) të gjithë ishin shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e mundësive, përveç meje, mendoj. Ishim të përqendruar dhe punëtorë, dhe mendoj se fryma e ekipit shkëlqeu nëse e krahasoj veten pak me kundërshtarët tanë.
Ata tek Egnatia ishin të shpejtë për të hedhur peshqirin, filluan të bërtisnin ndaj njëri-tjetrit dhe gjyqtarit, dhe ne vazhduam me rrjedhën e ndeshjes. Ne nuk jemi njohur për fitoret jashtë në transfertë, por për fitoret në shtëpi. Në Kundërshtari ndeshjen e parë pësuam një gol në fund, por e ndiejmë këtë përmbysje”, tha Gunlaugson.
PANORAMASPORT.AL













