Kapitenët e Superiores të dashuruar, zbulohen dhuratat për Shën Valentin
Shën Valentini njihet në të gjithë botën si “Padroni i të dashuruarve”. Në fakt, janë disa elemente që na vijnë nga shekujt e kaluar dhe janë shtuar kohë pas kohe, që e bëjnë këtë festë kaq popullore në të gjithë botën. Dhe kësaj feste nuk kanë se si të shpëtojnë të dashuruarit e futbollit, të cilët e festojnë në mënyra të ndryshme. Këtij 14 Shkurti nuk i shpëtojnë, sigurisht, as aktorët e futbollit shqiptar. Pas një “hulumtimi”, “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë se si kanë festuar kapitenët e Superiores, nga Sheta i Teutës, te Kuli i Dinamos. Se çfarë dhuratash kanë marrë në këtë ditë të shënuar dhe çfarë kanë bërë. Nga buqetat me lule te bizhuteritë, larg fushës së futbollit, kapitenët e Superiores vijnë në një rrëfi m familjar, me përgjigje spontane e plot humor. Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk e kanë festuar. Do thoni ju, janë beqarë? Përpos këtij fakti, disa nga kapitenët janë myslimanë dhe besimi i tyre fetar nuk ua lejon që të festojnë. Ndërsa një pjesë tjetër janë larg, në grumbullim me skuadrat e tyre, kësisoj e kanë të pamundur që të jenë pranë të dashurave të tyre të zemrës. Megjithatë, për t’u bërë qejfi n bashkëshorteve kanë menduar që t’u bëjnë diçka simbolike. Ja çfarë na thotë Shkëmbi, Sakaj, Sina, Sheta, Arbri, Caca, F.Xhafa, Pashja, Belisha, Çerepi, E.Xhafa. F.Tafaj. J.Gërxho dhe Bekim Kuli.
Kapiteni i Teutës
Lule dhe parfum, dhurata Shetës
Arjan Sheta, kapiteni i Teutës, është disi më tradicional. E ka menduar si një ditë të veçantë, dhe të tilla kanë qenë edhe dhuratat e tij për bashkëshorten. Një tufë me lule natyrale, shoqëruar nga parfumimi i saj i preferuar. E ku ka më bukur se t’ia bësh dhuratë të dashurës së zemrës. “Sonte do të dal bashkë me bashkëshorten time për të festuar. Dhurata ime për të ka qenë një tufë me lule natyrale dhe një parfum. Ndërsa unë kam marrë një parfum”.
Kapiteni i Skënderbeut
Shkëmbi në grumbullim: Festoj në fundjavë
Bledi Shkëmbi, kapiteni i Skënderbeut, është një nga ata që largësia ia lejon të jetë pranë të dashurës së zemrës sot. Kjo, pasi ai është në grumbullim me skuadrën në Durrës. Gjithsesi, për të festë do të spostohet në fundjavë, atëherë kur do të shkojë familjes. “Nuk do të festoj sot (dje), për arsye se jam në grumbullim me Skënderbeun në Durrës, ndërkohë që bashkëshortja është në Korçë. Mirëpo, pavarësisht kësaj, nuk do të thotë do të bëj dhuratë. Nga fundi i javës do shkoj në shtëpi dhe festoj. Pra, në fundjavë do të shkëmbejmë edhe dhuratat”.
Kapiteni i Laçit
Erjon Xhafa, dhuron lule
Xhafa lule në ditën dashurisënë e dashurisë Erion Xhafa, kapiteni i Laçit, e ka cilësuar Shën Valentinin jo ndonjë gjë më shumë se ditët e tjera. Edhe ai i përket fesë myslimane, ndonëse kjo nuk e pengon që të shkëmbejë dhurata. “I kam dhuruar një tufe me lule bashkëshortes sime, ndërsa vetë kam marrë në shkëmbim veshje”.
Kapiteni i TiranësKapiteni Tiranës
Sina merr dhuratë një pllakë floriri me emrat e gruas dhe vajzës
Ai mban shiritin e kapitenit te Tirana, por është i tillë edhe në shtëpi. Për Elvis Sinën, familja është gjëja më e shtrenjtë, ndaj në këtë nuk ka sesi të mos e festojë bashkëshorten e tij. Natyrisht, nuk kanë lënë pas dore edhe dhuratat. “Kam marrë diçka shumë speciale sot, që e kam për zemër. Bashkëshortja ime më ka bërë dhuratë një pllakë fl oriri me emrin e vet dhe të vajzës”. Për koincidencë, dy femrat e dashura të Elvisit fi llojnë me A, Arjana dhe Aurora. E që nga kjo ditë e në vazhdim, Sina do të mbajë me vete edhe dy femrat e jetës së tij, kudo qoftë, në stërvitje apo grumbullim. I pyetur se çfarë dhurate ka bërë në këmbim, Sina përgjigjet: “Një unazë dhe një ‘iPhone’ 4”.
Kapiteni i Flamurtarit
Artan Sakaj, dhuratë një varëse
Ka bërë dy seanca stërvitore, por edhe pse i lodhur, kapiteni i Flamurtarit, Artan Sakaj, do ta gjejë kohën edhe për gruan e tij. “Tani sa erdha nga stërvitja (ora 16:30), por në darkë do të dal të festoj me bashkëshorten time. I kam bërë dhuratë një varëse, por se çfarë do marr, ende nuk e di. Sepse e kemi lënë për në darkë shkëmbimin e dhuratave. Kështu që as ajo nuk e di që unë i kam zgjedhur një varëse”.
Kapiteni i Vllaznisë
Belisha hermetik: Dhuratën e di vetëm nusja ime
Skuadra e Vllaznisë është duke u përgatitur në Ulqin. Për rrjedhojë, për fat të keq, kapiteni i shkodranëve, Amarildo Belisha, nuk mund të jetë pranë bashkëshortes. E megjithatë, ai e gjen një mënyrë për t’u shlyer. Dhuratën do t’ia dërgojë me dikë. E ku ka më bukur se një surprizë e tillë. “Unë nuk do të festoj, sepse jam në grumbullim me Vllazninë. E megjithatë nuses sime ia kam bërë dhuratën, madje edhe ia kam dërguar me dikë”. I pyetur se çfarë, Belisha u shpreh: “Atë e di vetëm ajo. Kurse unë s’e di se ç’më ka bërë, pasi jam larg. Por me të mbaruar stërvitjen në Ulqin e me t’u kthyer në Shkodër, do ta mësoj”.
Kapiteni i Kamzës
Për Tafajn, të gjithë ditët janë Shën Valentin
Fatjon Tafaj, i Kamzës, nuk e ka shumë për zemër festën e Shën Valentinit, për vetë besimin që ai ka. Por prapëseprapë ka menduar që bashkëshortes t’i bëjë një surprizë: “Për mua të gjitha ditët e tjera, përveç asaj të sotmes (dje), janë Shën Valentin. Nuk do të festoj, pasi jam mysliman dhe nuk na e lejon feja. Gjithsesi, i bëra një surprizë bashkëshortes sime, një tufë me lule natyrale. Kur të vijë nga puna, besoj se do të befasohet. Ndërsa mua nuk e di se çfarë më ka bërë”.
Kapiteni i Shkumbinit
Pashja s’feston, nuk e lejon feja
Lorenc Pashja është një tjetër lojtar që as i shkon ndërmend se Shën Valentini mund të festohet. Jo se nuk është i dashuruar. Përkundrazi, fryt i dashurisë së tij është edhe djali. Por, për të, i rëndësishëm është Bajrami. “Nuk do të festoj dhe as nuk do të shkëmbej dhurata, sepse jam mysliman. Ne festojmë Bajramin”.
Kapiteni i Tomorit
Arbri është i dashuruar, por nuk feston
Për komunikuar me Klodian Arbrin u paksa. Jo se ai e kishte të fi kur telefonin, por përgjigjej. Menduam se po festonte, por më pas vetë Arbri na e hedh poshtë këtë hipotezë: “Isha në gjumë”. E kur e pyet nëse ka partnere apo jo, kapiteni i Tomorit, plot humor përgjigjet: “Partnere po që po, por edhe dy kalamaj”. Dhe rrëfi mi vazhdon, kur pyetet nëse e ka festuar apo do të festojë sot. “Me thënë të drejtën nuk dola sot (dje) dhe s’besoj të dal, pasi e kam fëmijën të vogël 2 muajsh. Por, përveç kësaj, edhe jam qepur në gojë nga dëmtimi që pësova ndaj Skënderbeut. Kurse sa për dhurata, kam bërë. I dhurova një parfum bashkëshortes sime dhe si shkëmbim mora ëmbëlsira”.

Kapiteni i Bylisit
Për Xhafën, dhurata enigmë
Kapiteni i Bylisit, Fjodor Xhafa, ashtu si edhe të tjerët, ka angazhime familjare, madje edhe dy fëmijë. Natyrisht që do të
festojë sonte (dje) e do të bëjë edhe dhurata. I pyetur se çfarë menduar, ai të thotë: “Në fakt, nuk e kam menduar, por
se ndonjë bizhuteri. Sa për dhuratën time, nuk e di se ç’mund të jetë, pasi bashkëshortja ende nuk ma ka dhënë”.
Kapiteni i Pogradecit
Çerepi dhuron një varëse, merr një byzylyk
Ndonëse bardhësia e borës ka gjithçka, kjo e bën akoma më të bukur këtë festë. Pranë oxhakut, apo në ndonjë lokal, pak rëndësi ka. Mjafton që të jesh pranë njeriut të zemrës. Dhe për kapitenin e liqenorëve, Kopi Çerepi, kjo ditë nuk ka kaluar si të tjerat. Ai ka festuar së bashku me bashkëshorten e tij, me të cilën kanë shkëmbyer edhe dhuratat. “Sigurisht që do të festojmë sot. Unë i kam bërë dhuratë një varëse, ndërsa gruaja ime më ka blerë një byzylyk”.
Kapiteni i Apolonisë
Gërxho në prag të fejesës, dhuratë një… unazë
Ndodh edhe kështu: Në ditën e Shën Valentinit të marrësh një unazë të çmuar. Nuk bëhet fjalë për ndonjë çift të martuarish, por për një çift që janë në prag fejese. E dashura e kapitenit të Apolonisë, Julian Gërxho, mund të jetë njeriu më me fat. “Nuk do të festoj sot për arsye të largësisë gjeografi ke. E dashura ime ndodhet në Tiranë, ndërsa unë në Fier. Megjithatë, për ta bërë të paharrueshme këtë ditë, i kam blerë asaj një unazë, duke qenë se jemi edhe në prag fejese. Kurse vetë nuk kam marrë gjë deri më tani”. Ne i urojmë Gërxhos të jetë i lumtur!
Kapiteni i Dinamos
Kuli, festë me gruan dhe dy fëmijët
Bekim Kuli sapo pyetet për statusin e tij, veç faktit që është i martuar, thekson se ka edhe dy fëmijë mjaft të bukur. Dhe, sigurisht, këtë ditë sulmuesi i bluve e ka kthyer në një festë familjare. Kjo, pasi nuk do të dalë vetëm me bashkëshorten e tij, por edhe dy fëmijët. I pyetur se çfarë dhurate ka marrë në këtë ditë të shënuar dhe se çfarë ka bërë, Kuli me spontanitet përgjigjet: “Bashkëshortes sime i kam dhuruar një tufë me trëndafi la natyralë, ndërsa vetë kam marrë një bluze. Për këtë festë kam prenotuar dhe do të dal së bashku me familjen time”.
Kapiteni i Kastriotit
Dhe ky Shën Valentin, beqar na e gjeti Cacën!
Fatmir Caca mund të quhet si beqari i kapitenëve. Ai është i vetmi që nuk ka festuar dje, e për pasojë nuk ka marrë edhe dhuratë. “Nuk kam të dashur, kështu që nuk do të festoj”. Ne urojmë që Cacën vitin tjetër, Shën Valentini ta gjejë të dashuruar!
SUADA CENUKA













