Kaos te Milani pas shkarkimeve! Kuqezinjtë rrezikojnë zbritje pikësh për sezonin e ri, telefonatë urgjente nga Federata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 15:18

Kaos te Milani pas shkarkimeve! Kuqezinjtë rrezikojnë zbritje pikësh për sezonin e ri, telefonatë urgjente nga Federata

Federata Italiane e Futbollit ka kontaktuar Milanin për t’i kujtuar se 16 qershor është dita e fundit, për të dorëzuar të gjitha dokumentet që kërkohen në regjistrimin për edicionin e ardhshëm të Seria A.

kardinale tare ibra

Ky është lajmi i raportuar nga “Corriere della Sera”, që vendos në alarm kuqezinjtë. Ishte një thirrje urgjente në klubin e Milanos që u raportua gjatë ditës së sotme.

Problemi qëndron te fakti se Milani shkarkoi Xhorxho Furlanin. Ky i fundit ishte CEO i klubit dhe supozohej të firmoste letrat.

Klubi është përkohësisht pa dikë, i cili gëzon kompetencën që të firmosë dokumentet si edhe garancitë financiare. Këto kritere po ashtu nuk pranojnë shtyrje apo përjashtime në afat.

Kompetencat mund t’i kalohen Masimo Kalvelit që po ashtu mund të jetë CEO i ri në të ardhmen, ose presidentit Paolo Skaroni. Kështu mund të shmangen problemet e tjera, që vijnë pas shkarkimit të gjithë drejtuesve. Përndryshe vijnë sanksione të ndryshme, deri në zbritje pikësh për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL