Kamza godet në merkato, vjen mbrojtësi i majtë nga Superliga e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2019 | 21:03

Kamza godet në merkato, vjen mbrojtësi i majtë nga Superliga e Kosovës

Kamza ka arritur të gjejë një mbrojtës krahu, për gjysmën e dytë të sezonit. Ekipi i Gjokës, ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, Arbër Shalës, nga klubi i Dritës në Kosovë.

arber shala drita

Siç njofton vetë klubi nga Gjilani, Shala do të transferohet tek Kamza në formën e huazimit, deri në fund të këtij sezonit. 27-vjeçari ka qenë më parë edhe pjesë e Laçit, në sezonet 2016-2018, ku ka luajtur edhe 41 takime.

NJOFTIMI I DRITËS

Arbër Shala huazohet në kampionatin Shqipëtar

Mbrojtësi i krahut Arbër Shala është transferuar në formë huazimi në kampionatin shqipëtar tek skuadra e Kamzës.

Sot është arritur marrëveshja në mes të palëve ku Shala do të jetë pjesë e Kamzës deri në fund të kampionatit!

Suksese Arbër!

FC DRITA

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"